Trupat e dy banorëve të një qyteze në Belgjikë, u gjetën të pajetë, me dyshimet e policisë se ka ndodhur krim i dyfishtë.
Viktimat janë një grua 81-vjeçare dhe bashkëshorti i saj 87-vjeçar.
Ata u gjetën në pronën e tyre në Velzeke, Flanders lindor në Belgjikë, raportojnë mediat lokale.
Të mërkurën në mëngjes, një person i afërm shkoi në shtëpinë e tyre dhe u shtang kur pa 81 vjeçaren G. me kokë të copëtuar dhe kyçe të prera brenda në shtëpi.
I afërmi u shtang dhe thirri shërbimet e urgjencës. Pas kësaj, ka filluar kërkimi i bashkëshortit të saj R.M.
Ai u gjet në depozitë e ujit të shiut pranë shtëpisë.
Prokurori publik tha se mund të kemi të bëjmë me një dramë familjare në banesën që shihni në fotogaleri.
Dyshimet janë se burri ka vrarë gruan dhe më pas është mbytur.





