35-vjeçari britanik, i plagosur për vdekje në sulmin e parë fatal të peshkaqenit të bardhë po përgatitej të martohej me të dashurën e tij australiane.

Sipas Mirror Uk, Simon Nellist u sulmua teksa stërvitej për një garë noti në oqean që do të zhvillohej këtë fundjavë, për të cilën kishte planifikuar të rrëmbente çmimin e parë dhe t’i jepte lekët për bamirësi.

Peshkaqeni katër metra i gjatë e sulmoi teksa po notonte në Buchan Point pranë Little Bay, Sydney të mërkurën pasdite.

Sipas Daily Star ai i kishte bërë të gjitha gati për tu martuar me të dashurën e tij australiane, Jessie Ho.

Mësohet se dasma e tyre u vonua dhe herë tjetër për shkak të Covid-it.

Thuhet se turistët e plazhit e kishin parë të pafuqishëm teksa peshkaqeni e sulmoi për vdekje, duke tmerruar kalimtarët.

Dëshmitarët okularë që e ndoqën të tmerruar pohuan se kishin parë peshkaqenin “të gëlltiste pjesë të trupit të tij” dhe bërtisnin përgjatë plazhit “dikush sapo ishte ngrënë”.