Prej kohësh përflitej se Arbana Osmani ishte në pritje të një fëmije pasi ishte vënë re fryrja e barkut të saj gjatë prezantimeve të spektaklit “Big Brother VIP”.
Këtë e ka zbuluar vetë Arbana në nisje të mbrëmjes së sotme duke thënë: “Këtë vit, ‘Big Brother VIP’ e kanë prezantuar dy persona”.
Ajo do të bëhet nënë për herë të tretë.
Djali i saj Jon erdhi në jetë nga martesa e parë, ndërsa djali i dytë nga historia e dashurisë që po jeton me Eduart Grishajn.
Ndërkohë mbetet për t’u mësuar se cila është gjinia e fëmijës.