Këngëtari Devis Xherahu që ka shkaktuar tepër të qeshura në rubrikën Dielli apo Hëna” në “E Diell”. Këngëtarit iu kërkua si pjesë e një sfide që të merrte në telefon bashkëshorten e t’i kërkonte divorcin.
Devisi e plotësoi këtë kusht, ku teksa fliste me bashkëshorten përpiqej të ruante seriozitetin.
“Mora vesh disa gjëra që më ke fshehur dhe u binda që ne do të ndahemi”-i tha ai partneres e cila e kuptoi menjëherë që ishte shaka dhe nuk e mori seriozisht në asnjë moment. “Ëhë…”-iu përgjigj ajo duke qeshur.
Loja në telefon vazhdoi deri në momentin kur ndërhynë lojtarët e tjerë në studio e cila e ktheu totalisht situatën në shaka.