Beniada Nishani, ish-banorja e “Big Brother VIP”, që me çiltërsinë, pozitivitetin dhe energjinë që e karakterizonte, rrëmbeu zemrat e mijëra shqiptarëve, po i shijon ditët e para jashtë shtëpisë më të famshme në vend në qytetin e Durrësit.
Mesditën e kësaj të hëne ajo u pa tek “Cialda”, një prej pastiçerive më të njohura të qytetit bregdetar.
Ajo që ra në sy ishte veshja e modeles, “e maskuar” me kapele dhe syze dhe e shoqëruar nga vëllai i saj dhe 2 të afërm të tjerë.
Disa prej qytetarëve, që gjithashtu ndodheshin në ambientet e pastiçerisë, nuk nguruan ta përshëndesnin dhe të shkrepnin një foto me të.
Kujtojmë se ishte ajo vetë, që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bëri me dije se këto ditë do t’i kalonte në Durrës, tek shtëpia e hallës së saj.
“Përshëndetje, mirëmëngjes. Unë jam te shtëpia e hallës në Durrës. Kjo video është për të gjithë njerëzit që na kanë mbështetur”, thoshte ndër të tjera Beniada.
Lexo edhe: