Pas daljes së dy gjysmëfinalisteve, Monika Lubonja dhe Arjola Demiri u duk sikur patën një mosmarrëveshje midis tyre, që u reflektua në një nga puntatat e “Fan Club”, ku Arjola u duk e bezdisur nga fjalët e Monikës edhe pse kjo e fundit po shprehej se Arjolën e kishte si motër.

Për këtë debat të dy aktoreve ka folur gazetarja Iva Tiço, e cila ka qenë gjatë katër muajve opinioniste në “Fun Club”.

Iva u shpreh se kjo gjë kishte ndodhur si pasojë e lodhjes dhe pagjumësisë së Arjolës.

“Më bëri dhe mua përshtypje sepse Monika dhe Arjola kishin një marrëdhënie shumë të mirë. Monika m’u duk e befasuar dhe në një moment publiciteti e pyeta Arjolën dhe më tha që ishte shumë e lodhur, e pangrënë, me pak fjalë e rraskapitur.

Madje më tha që kur u regjistrua spektakli kishte qenë 48 orë pa gjumë dhe pa ngrënë. E pyeta sepse m’u duk një reagim jo normal nga ana e saj, sidomos në momentin kur Monika tha kam gjetur një motër dhe Arjola ia kthen më një ‘Po’ pa buzëqeshur, pa dashuri.

Kaq duhej që të shpërthenin titujt e portaleve. Mendoj se të dyja do ta sqarojnë marrëdhënien e tyre, edhe nëse ka ndonjë krisje besoj se do ta rindërtojnë përsëri raportin e tyre në mënyrë që mos ta bëjnë këtë gjë ushqim për portalet.”