Ajo ishte një nga këngëtaret më të njohura të viteve 90-të. Të gjithë besoj e kujtoni këngëtaren zeshkane nga Durrësi Morena Reka teksa këndonte “Jemi zemrat e çdo moshe” me Redon Makashin dhe Bledar Sejkon në festivalet e asaj kohe.

Tashmë ajo është 51-vjeçe dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si nënë e katër fëmijëve të rritur, tre vajza dhe një djali.

Po ashtu nuk mund të mos përmendim faktin se Morena Reka është ndër të paktat artiste që nuk ka ndryshuar në pamjen e saj. Edhe pse ka sjellë në jetë katër fëmijë, ruan të njëjtat linja si para viteve 90-të, kur në skenë debutonte si një nga artistet e reja më të preferuara në atë kohë nga publiku. Po ashtu vëmë re se ka ruajtur bukurinë origjinale, pa pasur nevojën e ndërhyrjeve estetike në fytyrë.