Aktori i humorit Donald Veshaj u shpreh pas daljes nga “Big Brother VIP” se do të vërë 100 mijë euro nga xhepi dhe do të ndërtojë 4 shtëpi të personat në nevojë.

Mirëpo ditën e sotme Arbër Hajdari është shprehur se është mirë që këto nisma bamirësie të mos bëhen publike.

Megjithëse ai nuk specifikoi Donaldin, e nënkuptoi atë.

“Është gjë pozitive që bëjnë bamirësi. Ishalla Zoti ja shton garën për të bërë veprat e mira. E mira është që bamirësia mos të bëhet me zë shumë të madh, sidomos për figurat publike.

Gjithmonë kam dashur që t’ia kishin shkruar në kontratë e t’i qëndronin fjalëve të tyre.

Ka dy lloj bamirësish, ato që bëhen publike e ato që nuk bëhen. Do të doja shumë që të gjithë faktorët që marrin përsipër për të bërë shtëpi e për të bërë projekte humanitare dhe të shkojnë fizikisht aty”, është shprehur Hajdari.