Historia e dashurisë mes Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt, e cila lindi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe kur të gjithë prisnin se si do të shkontë marrëdhënia e tyre jashtë, erdhi direkt ndarja e çiftit.

Ishte Beatrix ajo që zbuloi me anë të një postmi në profilin e saj në Instagram, “No fakte stories”( Jo histori të rreme), ku fjalës “NO”i kishte vendosur një kryq të madh duke iu referuar kështu lidhjes që pati me aktorin e humorit e cila ishte një gënjeshtër nga ana e tij.

Direkt mbas postimeve këngëtarja ka hequr nga lista e ndjekësve Donaldin duke e vulosur kështu ndarjen e tyre.

Mirëpo një detaj i cili po ‘çmend’ rrjetin është xhaketa që kishte veshur modelja në foton e postuar në InstaStory ku mbi të shkruante: “Mirëmëngjes yje, si fjetët?”

Xhaketa është identik me atë që aktori i humorit kishte veshur natën e finales së madhe në “Big Brother VIP”. Kjo gjë ka bërë që fansat të mendojnë se mbase mund të ketë ende diçka mes çiftit. Nga ana e Donaldit nuk ka ende një reagim dhe ai vazhdon akoma ta ndjekë ish të dashurën e tij.

Të gjithë ishim kuriozë të dinim se kush e ka lënë kë dhe këtë kureshtje e ka shuar mamaja e Beatrix, Antigona Ramosaj e cila i është përgjigjur ndjekësit të saj se kush i dha fund marrëdhënies.

“E la kjo Donaldin”- ka shkruar shkurt Antigona.