Rreth 8 vite më parë pjesëtari i grupit ‘West Side Family” ndërrroi jetë duke lënë zemërthyer familjen dhe gjithë miqtë e tij.

Ditën e sotme, grupi i “West Side Family”, ka kujtuar Dr. Florin. Kjo është një datë shumë e rëndësishme për ta që përkon me ditëlindjen e këngëtarit të ndjerë.

Roland Hysi dhe Armir Shahini kanë bërë një dedikim prekës për të ndjerin në këtë ditë kuptimplotë nëpërmjet një postimi në llogarinë e tyre të “Instagram”.

“Thonë: ‘Një foto vlen sa një mijë fjalë’.

Nuk e di nëse një mijë fjalë do të ishin mjaft, por edhe nëse do të ishin, boshllëku mbetet e s’kam ç’bëj tjetër veçse të shoh foton e të kujtoj të gjitha ato momente të jetuara, të cilat sigurisht ua kalojnë fjalëve.
Në kujtim të Floran Kondit, i njohur si Dr. Flori
28 shkurt 1979 – 17 nëntor 2014”, shkruhet në postim.