Sherri që nisi kur Arjola ishte në Big Brother vijon dhe jashtë. Ajo dhe kolegia e saj në “Portokalli”, Renada Caci kanë vijuar me deklaratat e ashpra për njëra-tjetrën.
Vetëm pak orë më parë, aktorja e rolit të “Luzes” ka reaguar sërish për Arjolën, pasi ka parë deklaratat e bërë nga ish-banorja e Big Brother. Pasi Arjola e quajti xheloze, duket se aktorja ka reaguar ashpër në rrjetet sociale. “Kam 13 vjet që bëj rolet e mia. Xheloze unë për dikë?
Aq më tepër për filanen. Kështu që vajzë e mbarë rri urtë ose ik nga ke ardhur, ca të them unë s’je për atë punë. Dhe më lini rehat se jam në botën time, jam shumë mirë. Mos më përmend më nëpër emisione”, ka thënë aktorja në një video në Instagram, duke iu referuar Arjola Demirit.