Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati ka publikuar videoklipin e këngës “Sekret”, me të cilën do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2022”.
Ashtu siç ajo kishte paralajmëruar, videoklipi është si një përrallë dhe Ronela është personazhi i legjendave.
Ditën ajo është një grua e bukur dhe mahnitëse, që natën shndërrohet në përbindësh.
Në klip nuk mungojnë dhe skenat intime.
Producenti i këtij videoklipi është Ledion Liço.
Të gjithë tashmë janë bërë kuriozë se si do të performojë Ronela në skenën e Eurovisionit, por nuk na mbetet veçse të presim muajin maj.