Kryetari i PD Durrës, Ferdinand Xhaferraj, është takuar me të rinj të lagjes nr.17. Duket se fokusi i kreut lokal të Partisë Demokratike është afrimi i sa më shumë të rinjve e të rejave pranë kësaj force politike.

“Të rinjtë janë energjia e fitores së 25 Prillit! Frustrimi me keqqeverisjen është kthyer në motivimin më të madh për t’u bërë pjesë e ndryshimit.

Dera e PD është e hapur për të gjithë djemtë dhe vajzat punëtorë e idealistë si keta të rinj nga Lagjia 17 e Durrësit!”,– shkruan Xhaferraj në rrjete sociale.

Të rinjtë janë energjia e fitores së 25 Prillit! Frustrimi me keqqeverisjen është kthyer në motivimin më të madh për tu…

Posted by Ferdinand Xhaferraj on Wednesday, January 20, 2021