Konflikt në një qendër votimi në Spitallë të Durrësit.

Nga informacionet paraprake në vendin e ngjarjes, “DurrësLajm” mëson se në qendrën e votimit në shkollën “Neim Babameto” janë konfliktuar verbalisht dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi me disa militantë të Partisë Socialiste.

Nga të njëjtat burime, mësohet se në vendngjarje ka aktualisht tensione. Malltezi shprehet se ka shkuar për të parë sip o shkon ecuria e procesit zgjedhor, por nuk është lejuar nga simpatizantët e PS-së.

Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë.