Teuta është “e dënuar” të fitojë ndaj Egnatias. Mbrojtësi i majtë, Blerim Kotobelli, u shfaq optimist, teksa theksoi se është momenti që ekipi të mos bëjë më gabime. Ai mendon se në humbjen 0-2 ndaj Tiranës, pjesa sulmuese duhet të kishte bërë më tepër për të rihapur ndeshjen. Për Kotobellin, në situatën ku ndodhet skuadra pas 23 javësh kampionat, sfida e së hënës me rrogozhinasit bëhet shumë e rëndësishme për vazhdimësinë.

Blerim, çfarë nuk shkoi në ndeshjen ndaj Tiranës?

Nuk shkoi finalizimi në përgjithësi. Kemi zhvilluar një lojë të mirë në syrin tim. Gjithmonë kemi bërë shumë për ta fituar ndeshjen deri në 30 metrat e fundit, por që patëm probleme me pas në finalizim, ku unë mendoj që sulmuesit duhet të merrnin diçka më shumë përsipër për te liruar skuadrën.

A është e motivuar skuadra për të ndryshuar gjendjen?

Skuadra ka qenë gjithmonë shumë e motivuar, por patjetër rezultatet jo të mira sjellin edhe ngërçin psikologjik. Nuk na mbetet gjë tjetër, por të kalojmë këtë problem me lojë të mirë dhe rezultate, duke filluar që nga ndeshja e së hënës përballë Egnatias.

Pas kësaj humbjeje, si e shihni tashmë Teutën në kampionat?

Normalisht që morali ka rënë, por nuk duhet të demoralizohemi për vazhdimësinë. Ekipi është akoma brenda objektivave, pasi kemi edhe Kupën. Sigurisht që këtë javë është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, për vetë faktin se duhet të kthehemi te fitorja. Duke parë edhe Egnatian, pozitat që ndodhen ata, besoj se do të jetë një ndeshje e luftuar.

Jeni vetëm dy pikë më shumë se Egnatia. E ndieni presionin e pjesës së poshtme të tabelës?

Kanë mbetur edhe shume ndeshje, të cilat janë të gjitha si finale, duke pasur parasysh edhe klasifikimin. Patjetër që në këtë situatë që jemi kjo është ndeshje shumë e rëndësishme për Teutën.

Në gjithë këto luhatje, çfarë mendoni se ka ndikuar më shumë?

Nga eksperienca që kam, mund të them që ndeshjet kur luhen një herë në tri ditë sjellin probleme fizike, por ndonjëherë të bëjnë edhe mirë. Kështu që shpresoj që Egnatia të jetë e lodhur, por ajo që është më kryesorja është ajo që ne do të japim në fushë dhe si do të luajmë. Kundër Egnatias duhet të japim maksimumin për të fituar ndeshjen.

Mendoni se barazimi ju shkon për shtat?

Në dy ndeshjet e para të këtij sezoni, ne kemi fituar një herë dhe kemi humbur një herë ndaj Egnatias. Në futboll nuk i dihet asnjëherë se çfarë ndodh. Megjithatë, unë besoj se do të fitojmë.

Ngjarje horror në futboll! Tifozët pushtojnë fushën dhe shkaktojnë dhunë. Raportohen për viktima

Futbolli meksikan përjetoi ndoshta ditën më të dhunshme në historinë e saj, me ngjarjet fatkeqe që ndodhën në stadiumin “Corregidora” në Kueretaro, ku u luajt ndeshja mes Kueretaros dhe Atlasit, e cila u ndërpre si sfidë pasi tifozët pushtuan fushën e blertë dhe duke filluar kaosin e cila vijoi edhe jashtë fushës duke krijuar dhunë të paprecedentë.Liga Meksikane njoftoi zyrtarisht se ka pezulluar ndeshjet e së dielës, tre prej tyre në total.Sipas asaj që raportojnë në Meksikë është se do të jetë një javë e gjatë e mbushur me hetime dhe kërkime të të gjithë njerëzve që morën pjesë në këtë dhunë të paprecedentë në futboll.Autoritetet lokale deklaruan se ishin 22 të plagosur ku sipas autoriteteve 17 persona kanë ndërruar jetën.