Teuta arriti një fitore të rëndësishme  në transfertë përballë Egnatias në javën e 24-të të “Abissnet Superiore”, me shifrat 0-1. Tekniku i durrsakëve, Renato Arapi dha opinionin e tij për këtë sfidë.

“Sigurisht që ishte fitore e rëndësishme për ne duke parë edhe gjendjen e pikëve në tabelë. E dinim që do të ishte e vështirë se kundërshtari kishte bërë mirë, ne vinim me mungesa dhe e rëndësishme ishin tre pikët e shpresojmë që të vazhdojmë kështu.

Kjo fitore i bën mirë se ndikon anën psikologjike, ne në ndeshje nuk hymë për të barazuar apo qëndruar të rrinim në ekuilibër. Sot presuam lart, pro me kalimin e minutave, pas golit, kundërshtari e rrit trysninë se nuk ka se çfarë të humbasë.Si e nisëm pjesën e parë u konsumuam, mungesat i kishim të shumta, lojtarët u konsumuan, futëm Grudën të ndryshonte diçka, por në fund menduam që ta largonim duke futur Kapllanin që të rritnim shtatlartësinë.

Tre pikët janë të rëndësishme në ndeshje si kjo me tifozerinë kundërshtare, ta dinim të gjithë kanë pasur luftë të ashpër këtu. Fati desh të shkonte siç e kishim menduar ne. Shpresojmë të rregullojmë në ndeshjet në vazhdim edhe mbajtjen e topit që është shumë e rëndësishme për një skuadër që pretendon më lart.

Kemi tre lojtarë të rinj që po luajnë rregullisht e po paraqiten mirë, edhe pse humbëm me Tiranën, nuk kemi bërë zëvendësime në mbrojtje se po mundohemi ta stabilizojmë”,- tha Arapi.