Ish-deputetja demokrate dhe ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka zhvilluar një “intervistë” me ndjekësit e saj në Instagram.

Një prej tyre e ka pyetur Bregun sa bëjnë 7×7.  Duke ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha, ish-ministrja është përgjigjur:

“Jo të gjithë ata që kanë mbaruar “Sami Frashërin” kanë mbetur deri në mbledhje-zbritje.”

Kujtojmë që kohë më parë, teksa mbante fjalimin e tij në parlament, kreu i PD-së tha se “7×7 bëjnë 42”.