Aktorja e njohur Eliona Pitarka do të martohet, një vit pas lindjes së vajzës së saj të parë.
Bukuroshja e cila mori propozimin për martesë me një unazë diamanti në tetor të 2020, ka vendosur ta kurorëzojë dashurinë e saj në martesë.
Ajo ka organizuar një festë beqarie ku ka mbledhur mikeshat e saj, në një ambient luksoz me pishinë.
Të gjitha të veshura me body të bardhë, ndërsa në atë të Elionës shkruhet “Bride to be”.
E duket se aktorja nuk ka zgjedhur të jetë një nuse e zakonshme, siç ajo e shkruan vetë në një nga postimet e fotove të festës.
Eliona është nënë e një vogëlusheje të quajtur Gala, ndërsa gjatë gjithë kësaj kohe e ka mbajtur të fshehur imazhin e partnerit.
Mirëpo ndoshta ky është momenti për ta prezantuar atë me publikun.