Është sekuestruar afro 5 ton djathë të llojit Guda që po futej në Shqipëri pa dokumentacionin e nevojshëm.
Bëhet me dije se K. B., 52 vjeç, banues në Gjirokastër, J. H., 24 vjeç, banues në Gjirokastër u arrestuan pasi, në aksin rrugor Qafë-Muzinë – Gjirokastër është konstatuar automjeti tip furgon me drejtues shtetasin K. B., brenda të cilit u gjetën 296 paketime me nënprodukte të qumështit, me peshë totale 4735 kg, pa dokumentacionin përkatës. Të tre janë vënë në pranga, ndërsa djathi me peshë totale 4735 kg është sekuestruar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan malli ushqimor dhe automjeti. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Fshehja e të ardhurave “, “Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorim i detyrës”





