Katër shqiptarë janë arrestuar në Itali gjatë një aksioni të policisë italiane për të goditur terrorizmin.
Sipas mediave italiane, mbi 4 shqiptarët rëndon akuza e terrorizmit ndërkombëtar. Autoritetet zbuluan celulën terroriste, që sipas hetuesve, konsiderohet tepër e rrezikshme.
Aksioni për arrestimin e tyre u krye në provincat e Barit dhe Cuneos.
Emrat e 4 shqiptarëve të arrestuar nuk janë bërë të ditur, ndërkohë që detajet për këtë hetim pritet të bëhen publike nga policia italiane gjatë orëve në vijim.





