Yjet në Hollywood sollën shkëlqimin dhe magjepsjen në tapetin e kuq të edicionit të 27-të të ndarjes së çmimeve, “Critics Choice Awards 2022” të dielën.

Kristen Stewart, Jada Pinkett-Smith dhe Mandy Moore ishin disa nga pamjet e para të spikatura teksa mbërritën me fustane ari dhe argjendi që bien në sy, në Hotelin Fairmont Century Plaza në Century City, Kaliforni.

Pjesë e listës së yjeve të veshur më bukur në këtë mbrëmje ishte edhe shqiptarja Rita Ora.

Këngëtarja 31 vjeçe dhe i dashuri Taika Waititi, 46 vjeç, arritën së bashku në tapetin e kuq të ‘Critics Choice Awards 2022’.

Rita për eventin kishte zgjedhur një fustan kadifeje të errët të punuar nga “Elie Saab Couture” me detaje të prera përgjatë mesit dhe stomakut duke zbuluar pamjen e saj pa të brendshme.

foto galeri