Që prej daljes nga Big Brother VIP, Fifi nisi një histori dashurie me Adis Patushin dhe janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar.
Një postim i fundit në rrjete sociale nga vetë këngëtarja ka nxitur dyshimet se do bëhet nënë për herë të parë.
“Babi”, shkruan ajo në fotografinë ku shfaqet pranë të dashurit të saj. Të dy nuk hezitojnë të postojnë imazhe pranë njëri-tjetrit dhe i tregojnë ndjekësve se sa të dashuruar janë.
Mbetet për t’u parë nëse Fifi është në pritje të ëmbël. Ndërkohë Adis Patushi është baba i një djali që erdhi në jetë nga martesa me modelen Adrola Dushi.