Tensionet Rusi-Ukrainë ditë më parë shiheshin si të izoluara nga pjesa tjetër e Europës, ndërsa gradualisht u kuptua se ndikimi, sidomos ekonomik i kësaj situate, ishte më i fortë se ç’mendohej edhe për vendin tonë.

Çfarë do të ndodhë me turistët rusë dhe ukrainas që kanë prenotuar të pushojnë në vendin tonë përpara kësaj ngjarjeje, që tronditi arenën ndërkombëtare?

Për Edmond Bashon, nga agjensia “AlbtoursD”, situata është e paqartë, ndërsa shprehet se ende nuk ka tërheqje të këtyre rezervimeve.

Menaxheri i kompleksit turistik “Grand Blue Fafa”, Albulen Ndrepepaj pranon se këta turistë kanë qenë potencial dy vitet e fundit, dhe se vetë rritja e çmimeve do të ndikojë në rritjen e ofertës për pushuesit.

Edhe pronari i “Edart Hotel”, njëherësh shef kuzhine, Arjan Braholli ka bërë një llogaritje të dëmit ekonomik që mund të sjellë lufta në Europën Lindore tek pushuesit e tij, që deri më sot kanë qenë 20-30 përqind nga kjo anë e kontinentit.

Pyetur nga “DurrësLajm“, nëse do t’i hapin dyert për turistët ukrainas në një skenar të jashtëzakonshëm, përgjigjia i shkon përshtat mikpritjes së shqiptarit.

Dy vite pas përballjes me pandeminë, mendimi se sezoni turistik do të ishte i mbarë dhe i suksesshëm duket se është zbehur, edhe pse ende shpresohet për turistët që vijnë nga Lindja.