Këngëtarja Dua Lipa, ka marrë pjesë dje në hapjen e shkollës së parë në gjuhën shqipe në Teksas.
Ajo ka mbajtur edhe një fjalim rreth promovimit të gjuhës, kulturës dhe artit shqiptar.
Dua ka publikuar disa foto në “Instagram” ku shihet në prani të fëmijëve, duke mbajtur një fjalim e në një tjetër duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.
“Një nder që isha në hapjen e shkollës së parë në gjuhën shqipe në Teksas sot. Qendra promovon kulturën, artin dhe muzikën shqiptare teksa ofron mësime gjuhe për fëmijët nga 5-15 vjeç”, shkruan Dua.
Këngëtarja me origjinë shqiptare, prej vitesh i bën promovim të mirëfilltë kulturës dhe artit shqiptar kudo në botë dhe angazhohet në çdo aktivitet që Shqipëria është e përfshirë.