Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi ka rënë nga lartësia duke punuar në Tiranë.
Policia bën me dije se dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi I. L., 50 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





