Prokuroria e Tiranës kërkon masën e arrestit në shtëpi për Artan Koçiun në shtëpinë e të cilit u gjetën 4 mijë ikona dhe vepra arti të dyshuara të vjedhura në Shqipëri, Greqi dhe Maqedoninë e Veriut. Shtëpia është zbuluar pas një denoncimi në Komisariatin Digital.
Ditën e djeshme, 61-vjeçari Artan Koçiu u arrestua nga Policia e Tiranës me dyshimin se ka vjedhur dhe trafikuar 4 mijë vepra arti. Objektet u gjetën në një apartament në katin e 3 të këtij pallati pranë Kopshtit Zoologjik.
Grupi hetimor prej disa javësh ka ndjekur 61-vjeçarin, teksa ishte vënë në dijeni për aktivitetin e paligjshëm të tij në bazë të referimeve policore. Koçiu i tha hetuesve se ai është restaurues dhe nuk ka vjedhur asnjë vepër arti, por i ka blerë ato. Megjithatë, Policia e Tiranës thotë se ka prova që 61-vjeçari është i përfshirë në aktivitet të paligjshëm.
Deri në mesditen e së enjtjes, grupi hetimit në bashkëpunim me specialist të Ministrisë së Kulturës vijoi me kqyrjen e apartamentit dhe inventarizimit të objekteve dhe përcaktimit të origjinës. Artan Koçiu nuk është i panjohur për policinë. Në 2013 ai u arrestua së bashku me Gjergji Thimon dhe Arben Spahon pasi iu gjetën më shumë se 1 mijë vepra arti/





