Aktorja ukrainase Oksana Shvets ka vdekur në moshën 67-vjeçare, pasi godina ku ajo banonte u godit nga një raketë e forcave ruse.

Ajo jetonte në Kiev, ndërsa lajmi i hidhur u bë publik në rrjetet sociale.

Kolegët e saj shprehën “dhimbjen” për vdekjen e saj.

“Kujtim i ndritshëm për aktoren e talentuar!” thuhet në deklaratë.

“Nuk ka falje për armikun që ka ardhur në tokën tonë!”

Aktorja, e lindur në vitin 1955, pati një karrierë dhjetëvjeçare në teatër dhe film. Ajo ishte një nga artistet më të arrira të Ukrainës shkruajnë mediat e huaja.