Kapet një drejtues në gjendje të dehur në timon, arrestohet nga blutë e Durrësit.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. C., 54 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin e tij, në gjendje të dehur”, informoi sot policia e Durrësit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





