Anulohet shfaqja “Kur ikën macja” që do të mbahej sot dhe nesër në sallën e teatrit të Durrësit “Aleksandër Moisiu”.
“DurrësLajm” mëson se shkak është bërë një fatkeqësi familjare që ka ndodhur në familjen e aktorit Romir Zalla, babai i të cilit është ndarë nga jeta. Zalla ishte një nga aktorët kryesorë të kësaj komedie, ndaj dhe në këto kushte shfaqja detyrohet të anulohet.
Teatri në një postim në faqen e tij në Facebook, njofton të gjithë ata që kanë marrë biletat të vijnë t’i kthejnë ato pranë sportelit të Teatrit.
NJOFTIMI
Për arsye të një fatkeqësie familjare të njerit prej aktorëve kryesorë të shfaqjes KUR IKËN MACJA ju bëjmë me dije se shfaqjet e programuara për sot dhe nesër do të anullohen.
Njoftojmë të gjithë ata që kanë marrë biletat të vijnë t’i kthejnë ato pranë sportelit të Teatrit.
Për çdo paqartësi ju lutem telefononi në 0683913813