Mesditën e së enjtes pritet të mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Durrës, e cila do të ketë 4 pika për shqyrtim në rendin e ditës.

Para diskutimit të pikave të rendit të ditës, pritet të bëhet shpallja e vlefshmërisë së mandatit të kryetares së bashkisë Emiriana Sako dhe betimi para këshillit. Sako u shpall fituese e zgjedhjeve të 6 marsit me 39157 vota ose 58.47%.

Në pikat e rendit të ditës, 2 prej tyre lidhen me listat e përfituesve të granteve të rikonstruksionit ose riparimit të banesave të të dëmtuara nga tërmeti.

Anëtarët e Këshillit Bashkiak pritet të miratojnë në mbledhje ndryshimet respektive në listat e miratuara në vitet 2020 dhe 2021, për shkak të ndryshimit të kategorisë së dëmit të shkaktuar.   

RENDI DITËS:

1. PËR MIRATIMIN E FAMILJEVE PËRFITUESE TË NDIHMËS EKONOMIKE NGA FONDI I KUSHTËZUAR PËR BLLOK NDIHMËN EKONOMIKE DERI 6 % DHE FONDI NGA TË ARDHURAT E BASHKISË, PËR MUAJIN MARS 2022

2. PËR MIRATIMIN E NDRYSHIMIT TË VKB NR.15 DATË 22.02.2021, VKB NR.50, DATË 14.04.2021, VKB NR.55, DATË 26.06.2020, VKB NR.64, DATË 07.07.2020, VKB NR.67, DATË 14.07.2020, VKB NR.71, DATË 20.07.2020,VKB NR.74, DATË 24.07.2020, VKB NR.78, DATË 10.08.2020, VKB NR.81, DATË 10.08.2020, VKB NR.115, DATË 30.09.2020, PËRSA I PËRKET NDRYSHIMIT TË LISTAVE EMËRORE TË FAMILJEVE PËRFITUESE TË GRANTIT PËR RIKONSTRUKSIONIN OSE RIPARIMIN E BANESAVE TË DËMTUAR SI PASOJË E DËMEVE SHKAKTUAR NGA FATKEQËSIA NATYRORE E TËRMETIT TË DATËS 26 NËNTOR 2019, PËR SHKAK TË NDRYSHIMIT TË KATEGORISË SË DËMIT TË SHKAKTUAR

3. PËR NGRITJEN E SHËRBIMEVE ME BAZË KOMUNITARE PRANË QENDRËS KOMUNITARE MULTIFUNKSIONALE NË NJËSINË ADMINISTRATIVE RRASHBULL, DURRËS

4. PËR MIRATIMIN E NDRYSHIMIT TË ANEKSIT NR.5, TË VKB-SË NR.74, DATË 24.07.2020 “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË PËRFITUESVE NGA PROGRAMI I RINDËRTIMIT NË NJËSITË ADMINISTRATIVE NR.1, 3, 4, 6, SUKTH DHE ISHËM, BASHKIA DURRËS” PËRSA I PËRKET NDRYSHIMIT TË LISTAVE EMËRORE TË FAMILJEVE PËRFITUESE TË GRANTIT TË RINDËRTIMIT PËR BANESAT E DËMTUARA SI PASOJË E DËMEVE TË SHKAKTUARA NGA FATKEQËSIA NATYRORE E TËRMETIT TË DATËS 26 NËNTOR 2019, PËR SHKAK TË NDRYSHIMIT TË KATEGORISË SË DËMIT