Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha se shumë familje vijojnë të jenë nën ujë për shkak të përmbytjeve nga reshjet.
Në një postim në Twitter, Rama ka ironizuar këtë fjalën e Bashës, duke thënë se nën ujë është opozita dhe kërkon të gjejë shpëtim.
“Qindra mijëra njerëz nën ujë edhe sot” sipas LB! Në fakt nën ujë janë Saliu, Iliri, Luli dhe Mona që duan ta bëjnë komerdare edhe tërmetin, edhe virusin, edhe shiun, edhe borën, madje edhe Nusretin bashkë me Tiren, i duan për komerdare! Po halli është që s’i pret kush matanë.”





