Në ndeshjen e Grupit C të Serisë C në Itali mes Foxhias dhe Katanxaros, e cila përfundoi me rezultatin 2-6, ka ndodhur një incident sa i pakëndshëm, por edhe e paprecedentë.

Një tifoz i skuadrës vëndase ka hyrë në fushë për të goditur me shpullë sulmuesin e Katanxaros, Pietro Iemelo, i cili në atë sfidë i shënoi dy gola ish-skuadrës së tij. Tensioni u rrit në rezultatin 1-5, kur arbitri vërshëlleu për një penallti për ekipin e Katanxaros.

Sulmuesi Iemelo u zëvendësa në minutën e 74′ nga trajneri i tij për të evituar sërish ndonjë incident tjetër të mundshëm.

Minuta më vonë, Foxhia shënoi golin e dytë të takimit, por menjëherë ndeshja u ndërpre sërish, për shkak se arbitri përjashtoi një bashkëpunëtor të trajnerit të njohur, Zdenek Zeman, i cili aktualisht është teknik i ekipit të Foxhias.