Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së ditën e djeshme, Komisioni i Rithemelimit do të zhvillojë një tjetër takim mbrëmjen e sotme.
Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit në PD.
“Në orën 19:00 Komisioni i Rithemelimit do të zhvillojë mbledhje në selinë e PD”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se në mbledhjen e ditës së djeshme të Grupit Parlamentar, pati debate të forta mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të grupit Enkelejd Alibeaj. Berisha kërkoi dorëheqjen e Alibeajt duke e akuzuar për se punon kundër demokratëve për interes të Lulzim Bashës.





