Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për mediat teksa po hyn në seancën plenare të ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai është pyetur edhe për deklaratën e kryeministrit Edi Rama, gjatë Kongresit të PS-së se i ka dërguar një sms Bashës, për situatën që ishte opozita.

Basha e ka cilësuar këtë lajm si një gënjeshtër, për të tërhequr vëmendjen dhe sipas tij me kryeministrin Rama ka patur komunikim vetëm në dy raste ngushëllimi.

Pyetje: Në Kongres e PS, kryeministri Rama ka deklaruar se ju ka bërë me dije me anë të një mesazhi se opozita do shkonte në këtë gjendje por ka gabuar vetëm me një vit. Si i përgjigjeni ju?

Lulzim Basha: Këto janë gënjeshtra, tipike të njerëzve që duan të heqin vëmendjen nga thelbi, është një gënjeshtër.

Ka pasur komunikim në dy ngushëllime, një në vitin 2020 e një vitin e kaluar për dy humbje respektive në familje, këto kanë qenë komunikimet e mia me Ramën.