Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-kryetarit të PD-së Lulzim Basha, duke thënë se nuk shkon dot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi sipas tij aty ka një dosje të hapur.
Berisha tha se Basha u nis me Gjekmarkajn drejt Uashingtonit, por u kthye sërish për këtë arsye. Basha, i pyetur sot nga gazetarët pranë parlamentit, tha se e ka patur vizën amerikane, dhe nëse i duhet do ta rimarrë sërish.
Berisha bëri dhe një tjetër deklaratë të fortë kur tha se lobimi i Bashës në SHBA është bërë me para ruse, dhe jo me fondet e mbledhura nga diaspora.
“Pyeteni, për ca arsyeje u ktheve nga Roma në Tiranë dhe nuk shkove në SHBA? Për transparencë! Kush do shkonte para ligjit? Kjo ndodhte. Ndaj u kthye. Ju kur dalin politikanët para jush duhet t’i pyesni (Per Bashen). Mos të hezitoni. E ke në vëmendje ti. Kur u nis me Gjekmarkaj në Uashington. Gjekmarkaj shkoi dje apo sot. Ai u kthye. Gjekmarkajt po të niset. Ju duhet të pyesni se pse Edi Rama do të mbylli dosjen e rusëve. Në rast se e mohon, të na thotë një dokument për Nik Muzin. Për mos të thënë pastaj për dosjen përvëluese për Toyota Yaris, Pyeteni pak. Nëse ka njeri që duhet të pyetet për afera konkrete pas Edi Ramës, është Lulzim Basha.”, tha Berisha.





