Pas lajmit nga mediat gjermane për shoqërimin nga policia Federale të kryeministrit Edi Rama, ka ardhur edhe reagimi i zëdhënësit të qeverisë shqiptare, Endri Fuga.
Përmes një postimi në “Twitter”, Fuga shprehet se behet fjale për një lajm të vjetër dhe se incidenti nuk kishte lidhje me vendosjen e maskës, por me sjelljen e pahjshme të njërit prej anëtarëve të ekuipazhit.
Ndër të tjera ai shkruan se kompania për këtë ngjarje ka kërkuar ndjesë.
“Lajm i vjeter, per nje incident qe ne thelb nuk kishte vendosjen e maskes, por sjelljen e pahijshme te njerit prej anetareve te ekuipazhit. Ndjesa e kompanise u pranua qe ate dite”., shkruan Fuga.





