Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e kryetarit të degëve të PD-së në Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Memaliaj
Në Gjirokastër PD njofton se kanë votuar 616 anëtarë demokratë nga 1200 anëtarë, ndërsa fitues ka dalë kandidati Eri Shehaj me 348 vota.
Kandidati tjtër Daniel Sino mori 268 vota.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Përmet u shpall Arson Kleanthi Lipe me 81 % të votave.
Po ashtu është shpallur fituesi në Tepelenë.
Malo Sadikaj mori 107 vota, Vullnet Xhelili 46 (153 kanë marrë pjesë nga 256 anëtare)
Gjithashtu ka përfunduar procesi i numërimit në Memaliaj.
Bujar Kapllani u shpall fitues me 193 vota, Erald Çela 23 (216 kanë votuar nga 300 anëtarë)
Procesi i votimit nisi në orën 8:00 të mëngjesit dhe përfundoi në orën 18:00.





