PS pritet të mbajë sot një qëndrim zyrtar për fatin e Orlando Rakipit, deputet i kësaj force politike, pasi babai i tij, ish-deputeti i PDIU, Aqif Rakipi u fut në listën e zezë të SHBA-ve.

Mësohet se në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së që pritet të nisë në orën 10:00, do të jepet edhe verdikti për deputetin e ri.

Ky i fundit në një prononcim për mediat tha se ishte i gatshëm që të linte mandatin e tij të deputetit, ndërsa këmbëngul për pastërti të figurës së babait të tij.