Partia Socialiste nuk ka ende asnjë vendim për djalin e ish-deputetit Aqif Rakipit, Ornaldo Rakipi.
Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste nuk ka pasur asnjë vendimmarrje ndaj tij, pasi babai i tij u shpall non grata nga SHBA.
Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla njoftoi pak ditë më parë se vendimi do të njoftohej pas mbledhjes së sotme.





