Taksat bashkiake për vitin 2022 që paguajnë bizneset në Durrës do të shtyhen për në datën 31 maj.

Këshilli Bashkiak i Durrësit pritet të miratojë në mbledhjen jashtë radhe ditën e premte, shtyrjen e taksave dhe tarifave vendore nga data 20 prill për në datën 31 maj, me arsyetimin për shkak të rritjes së kostove të karburantit dhe shpenzimeve të tjera.

Po ashtu, në mbledhjen e nesërme, në rend dite është edhe një tjetër pikë:

“PËR MIRATIMIN E LISTËS SË DHJETË TË 16 SUBJEKTEVE PËRFITUESE, TË CILËT DO TË PËRFITOJNË MASËN E GRANTIT TË RINDËRTIMIT TË BANESAVE INDIVIDUALE TË DËMTUARA NGA TËRMETI I DATËS 26 NËNTOR 2019, SIPAS PROJEKTIT MODEL.”