Gjykata Administrative e Rrethit gjyqësor Durrës ka hedhur poshtë vendimin e kryebashkiakes Emiriana Sako për të liruar nga detyra ish-nënkryetarin e bashkisë, Arbër Braho.

DurrësLajm” komunikoi me ish-nënkryetarin e bashkisë, i cili konfirmoi se vendimi është marrë më datë 20 prill dhe në të është konsideruar i paligjshëm dhe me shkelje të procedurave administrative lirimi i Brahos nga detyra.

Në të njëjtën kohë, Gjykata Administrative ka ngarkuar me përgjegjësi financiare institucionin e qeverisjes vendore për këtë vendim të paligjshëm. Ndërkohë, vendimi nuk është zbardhur ende.

Kujtojmë se më 9 nëntor 2021, kryebashkiakja Emiriana Sako liroi nga detyra nënkryetarin e bashkisë, Arbër Braho.