Motin e ngrohtë të kësaj të hëne me temperatura që shkojnë deri në 25 gradë që ka përkuar edhe me ditë pushimi pas Pashkëve Ortodokse, dinë ta shfrytëzojnë më së miri durrsakët.

Disa familjarë kanë zgjedhur të marrin rrezet e diellit, ndoshta të parat për këtë vit, buzë detit në Currila, te zona e njohur si Brryli.

Të vegjlit po argëtohen së bashku në rërë, ndërsa shumë të tjerë kanë preferuar të bëjnë ecje, duke e mbushur shëtitoren sot plot.

E në fakt kur sheh këto pamje, nuk duket si ditë e hënë, por si një fundjavë e zakonshme në muajt e verës dhe të gjithë do dëshironin të ishin pikërisht në Durrës!