Teatri i Durrësit, “Aleksandër Moisiu” feston sot 68-vjetorin e krijimit. Në këtë ditë të shënuar, Teatri ka kujtuar përmes një postimi në Facebook brezat që kanë ndihmuar në themelimin dhe krijimin e historisë së tij:
Meropi Xhoja, Semiha Ishmi, Bernardina Qerraxhia, Ferial Alibali, Terezina Dema, Aishe Stari, Drita Nikolla, Vera Urumi, Marta Burda, Rexhina Shiroka, Drita Nikolla, Filika Ujka, Ëngjëllushe Xhixho, Donika Barçi, Liri Lushi, Sanie Hoti, Merita Xhani, Lumturi Dashi, Violeta Dede, Dardana Berdyna, Katerina Kotte e shumë e shumë të tjera.
POSTIMI I PLOTË
Teatri na ndihmon të kuptojmë, kush jemi, kush kemi qenë e kush mund të bëhemi
Në 11 janar të vitit 1953 lind Teatri “Aleksandër Moisiu”
Historia e teatrit është e ndërtuar nga puna e jashtëzakonshme e një sërë personalitetesh individuale: aktorësh, regjisorësh, dramaturgësh, skenografësh, kompozitorësh e po aq dhe e një stafi të tërë teknik.
Në këtë 68 vjetor të Teatrit, kujtojmë me mirënjohje të gjithë brezat që ka ndihmuar në themelimin dhe krijimin e historisë së këtij teatri
Disa prej këtyre figurave janë bërë bashkë për këtë urim të veçantë në një kohë të pazakontë
Për shkak të disa pamundësive fizike apo dhe gjeografike, nuk mundëm në këtë urim të kishim disa zëra femërorë, kështu e ndjejmë të nevojshëm që ky përvjetor t’u kushtohet të gjitha vajzave dhe grave aktore që kanë ndihmuar për të bërë historinë e Teatrit “Aleksandër Moisiu”
Falenderim e mirënjohje për:
Meropi Xhoja, Semiha Ishmi, Bernardina Qerraxhia, Ferial Alibali, Terezina Dema, Aishe Stari, Drita Nikolla, Vera Urumi, Marta Burda, Rexhina Shiroka, Drita Nikolla, Filika Ujka, Ëngjëllushe Xhixho, Donika Barçi, Liri Lushi, Sanie Hoti, Merita Xhani, Lumturi Dashi, Violeta Dede, Dardana Berdyna, Katerina Kotte e shumë e shumë të tjera.
Sonte në mbrëmje ju ftojmë të na ndiqni në komedinë më të bukur të Uilliam Shekspir “Ëndrra e një nate vere”
Jetë të gjatë Teatrit!