Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se duke filluar nga data 30 prill nuk do të ketë me sportele për marrje shërbimi, pasi ato do të merren në mënyrë dixhitale.
Rama deklaroi se ka kërkuar nga ministria e brendshme që të hiqen nga gjendja civile të gjitha printerat dhe letrat, pasi nuk do të jetë e nevojshme.
“Në datën 30 prill nuk ka më sportele në Shqipëri. Edhe pse në fillim mund të ketë disa ngërçe dhe shqetësime, por nevoja do ti bëjë që ta mësojnë. Kur me aplikimet dixhitale të fondit të mbështetjes për bujqësinë ne kemi shumëfishuar aplikimet nga fermerët që nga zonat më pranë qyteteve deri në skajet me të larta, nuk ka nevojë për shembull tjetër. Fermerë që edhe në zona shumë të largëta e gjejnë rrugën dhe mundësinë për të aplikuar. Mjafton që të kenë një smartphon, të shkarkojnë aplikacionin e albania dhe gjithçka vazhdon normalisht. I kam kërkuar sekretarit të ministrisë së Brendshme që të marrë të marrë të gjithë prinetrat dhe letrat në mënyrë mos ketë asnjë mundësi certifikata me letra, nuk ka nevojë. Është humbje kohe është humbje para dhe humbje kohe për njerëzit”, tha Rama.





