Nga 1 Maji nuk do të ketë më shërbime në sportele, është kjo tematika e një aktiviteti që po zhvillohet sot nga kryeministri Edi Rama i cili ka zbuluar se nga ky proces nuk do të ketë persona që do të largohen nga puna.

Ndërkohë sipas Kryeministrit, brenda vitit të ardhshëm, shqiptarët do të mund të kenë në telefonat e tyre edhe ‘Sirin’ që do të flasë shqip.

Për ata që ende nuk e njohin, Siri është një asistent virtual që është pjesë e sistemeve operative iOS, iPadOS, ëatchOS, macOS, tvOS dhe audioOS të pajisjeve Apple.

Ne kemi nisur projektin tjetër për të pasur brenda vitit të ardhshëm asistentin me zë po këtu (në telefon), sic është Siri psh që e dini. Kështu do jetë asistenti digjital i cdo qytetari që për tu interesuar për të marrë përgjigje për një shërbim të caktuar si merret shërbimi do ta ketë këtu në telefon asistentin me zë dhe nga shtëpia do i kërkojë përgjigje për të gjithë atë gamë që lidhet me shërbimet me dokumente”, tha kryeministri.