Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen nr.13 në Durrës.

Mësohet se pas një konflikti për motive të dobta 20-vjeçari E.Oruçi ka goditur me thikë vëllanë e tij D.Oruçi, 27-vjeç.

I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës

Plagosi me mjet prerës vëllanë e tij, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari. 

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. O., 20 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 13, Durrës, ka goditur me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, shtetasin D. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.