Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë fjalës së tij në foltoren e parlamentit ka folur përsa i përket çështjes për Parkun Kombëtar të Butrinit.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike, Butrinti është njohur si një pronë e një subjekti fizik.
Po ashtu, kryeministri i është drejtuar opozitës duke iu thënë se të gjithë, pavarësisht krahut që mbajnë në këtë parti, janë pjesë e një kopeje pasi sipas Ramës flasin dhe argumentojnë të gjithë njësoj.
Edi Rama: Kjo është një temë shumë interesante për të rikthyer në sytë e publikut dallimin mes jush që nuk dini se çfarë flisni dhe nesh që dimë se çfarë bëjmë dhe dua të kujtoj si fillim që sot e gjithë ditën ka një pretendent, subjekt fizik për Butrintin si pronë familjare me pronë të njohur nga ju. I keni njohur pronën në teatrin e Butrinit një subjekti fizik. Këta jeni ju dhe budallëku në familjen tuaj është sëmundje ngjitëse, e keni në ADN-në e partisë tuaj që të trashëgoni budalllallëkun brez pas brezi dhe që ta bazoni të gjithë përsiatjen publike mbi të marrurit e njerëzve për budallenj. Ka një arsye degradimi juaj, ju jeni si ajo pjesa e ndarë nga e njëjta gjë përgjysëm, është komplet e njëjta gjë. Dhe vini e më flisni këtu për vlerat tona të trashëgimisë kulturore, ju që kulturalisht jeni kërcënimi më i madh për vendin tonë, agresioni më i madh, ju që jeni shembull, ju që kërkoni ta riktheni Shqipërinë në kohën kur luftoni me Amerikën.
Është sëmundje ngjitëse dhe kaq evidente dhe kur përplaseni me njëri-tjetrin jeni dy pjesë të së njëjtës gjë. Jeni ajo gjëja e ndarë përgjysëm. Edhe këtë të kartelës e kam dëgjuar nga ju, ka kohë dhe kjo e kartelës tregon dhe njëherë pse ju jeni e njëjta gjë edhe kur jeni të ndarë sepse përdorni të njëjtat argujmenta dhe njerëzit kur ndahen për shkak të mospajtimesh politike, kulutore nuk i dallon dot po qe se dallohen nga fytyra, ju flisni njësoj. Budallallëku në kopenë tuaj është sëmundje ngjitëse sepse nuk ka kuptim që dikush që është kundër tij, flet si ai. Ky është fakt nuk është opinion, të cilin e vërteton e përditshmja juaj. Pavarësisht se jeni një njërën anë apo në tjetrën që është ndarë në mes.





