Ndihmës Sekretarja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, sapo ka mbërritur në Kryeministri ku do të ketë një takim me Edi Ramën.
Bëhet me dije për mediat se Donfried shoqërohet në takim nga ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, si dhe nga Gabriel Escobar.
Në takimin me Ramën, pritet të diskutohen çështje të rëndësishme të aktualitetit, përfshirë fokusin e SHBA-së në luftën kundër korrupsionit.
Sipas agjendës së zyrtares, pritet që më pas të ketë një takim dhe me tre përfaqësues të PD-së, deputetë jashtë Komisionit të Rithemelimit, si Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku.
Vizita e Donfried konfirmon qendrimin refuzues të SHBA-së, për të njohur Sali Berishën si drejtues të partisë më të madhe opozitare në vendin tonë.
Gjatë pasdites së djeshme Ndihmës Sekretarja për Çështjet Evropiane dhe Euraziatike, u takua me komisionerin Oliver Varhelyi ku folën për domosdoshmërinë e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.





