Është përuruar sot linja e re ajrore Tiranë – Nicë, ku i pranishëm ishte edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku u shpreh se kjo është një mundësi që të rinjtë me kosto të ulët të shikojnë botën.
Sipas Veliajt, kjo mundësi për udhëtim nuk është një dritare për të pasurit dhe elitën, por për të rinjtë.
“Ne e kemi merituar jo vetëm për të qenë Tirana kryeqyteti evropian, por edhe vend anëtarë i BE. Dua t’ju inkurajoj, sidomos ata që janë student të frëngjishtes, askush nuk është i ditur për të mos mësuar.
Në momentin që i dimë të gjitha është gracka më e madhe që mund t’i ndodhë. Sot jemi duke punuar, jo vetëm që të forcojmë lidhjet me Francën, por edhe për bashkëpunim në gjuhën e teknologjisë.
Në gjeneratën e sotme duhet të dish gjuhët e reja të programimit. Inkurajoni, udhëtoni dhe gjitha jeta juaj duhet të jetë udhëtim për të krijuar ide që keni.
Shpresoj shumë që kjo të kthehet në një dritare jo për më të pasurit dhe ata që kanë mundësi të udhëtojnë, jo për zyrtarët dhe për elitën, por për të rinjtë që me kostot e përballueshme të kenë mundësi të shikojnë botën”, u shpreh Veliaj.





