Deputeti i Partsisë Demokratike Edi Paloka, thotë se për Kuvendin që do të mbahet ditën e nesërme shumë demokratë janë mëzitur sepse nuk do të jenë të pranishëm, pasi numri i delegatëve është përcaktuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka ironizon edhe Kuvendin e 18 dhjetorit të mbledhur nga ish-kryedemokrati Lulizm Basha, që sipas tij u kthye edhe në barsaletë, për numrin e karrigeve dhe pjesëmarrësve në sallë.

Reagimi nga Edi Paloka:

“Ne 18 dhjetor , L.B dhe ata qe e ndiqnin, morren njerez nga rruga, perfshi dhe socialiste, per te arritur qe te mbushnin sallen e Pallatit te Kongreseve aq sa u bene dhe barcalete me numrin e karrigeve dhe pjesmarresve.
Nderkohe ne na ka gjetur “belaja” se po na merziten njerzit pasi nuk kemi mundesi t’ju plotesojme deshiren per te qene te pranishem, te gjithe atyre qe kerkojne dhe e meritojne te jene ne kete Kuvend qofte edhe me ftese ( sepse numri i delegateve eshte i percaktuar)…!
Megjithate, ata ende vazhdojne e presin qe Rama t’ju ktheje vulen qe tek demokratet e kane humbur përfundimisht”